22:58 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Me rrymë, me ujë edhe me Barcelonën nuk ka hajgare

Barcelona ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra katalonase ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 3-0 duke bërë një hap të madh drejtë finales së madhe.

Barça kaloi në epërsi në minutën e 26-të me golin e Luis Suarez i cili shfrytëzoi shumë mirë një krosim të Jordi Alba.

Në pjesën e dytë Liverpooli u mundua që të barazoj rezultatin, por në momentet më të mira të tyre në skenë doli Lionel Messi.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë dyfishoi rezultatin në minutën e 75-të, ku pas një gjuajtje të Suarezit, topi i cili goditi shtyllën e gjeti të vetëm pa portier, ku nga afërsia ishte i pagabueshëm.

Kryevepra e kësaj ndeshje erdhi në minutën e 82-të, ku nga një distancë rreth 30 metra, Messi shënoi gol nga gjuajtja e lirë duke dërguar topin në cepin e portës së Alisson.

Ndeshja e kthimit në “Anfield” luhet të martën me 7 mars, ku Barca do të ketë një epërsi prej tri golash. /IndeksOnline/