22:42 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Më së paku t’i thuhet ‘derbi’ , Juventus – Inter përfundon pa gola

Derbi i xhiros së 16-të në Serie A mes Juventus dhe Inter ka përfunduar pa gola.

Tifozët e të dyja skuadrave nuk patën mundësinë të shohin ndonjë lojë spektakolare siç pritje.

Një derbi pa gola dhe mjaft i taktizuar nga të dy trajnerët. Inter dukej që ishte e kënaqur me një barazim.

Vlen të theksohet që skuadra e Luciano Spalletit në pjesën e parë nuk kishte asnjë tentim dhe goditje në portën e “Zonjës së Vjetër”.

Inter me këtë barazim mbetet në vendin e parë, së paku deri nesër, ndërsa Juventus barazon Napolin me pikë, skuadër kjo e cila takohet të dielën me Fiorentinën./IndeksOnline/