“Më shisni mua?”, fansat zbulojnë se çfarë tha Noni Madueke pasi shënoi mbrëmë në UEFA Conference League

Skuadra e Chelseat shënoi fitore 2:0 ndaj Servetit në ndeshjen e parë finale të paly-offit në UEFA Conference League.
Golin e dytë për blutë e Londrës e shënoi anësori anglez, Noni Madueke, shkruan Indeksonline
Madueke gjatë festimit të golit tha diçka që ka ra në sytë e çdo tifozi, madje të gjithë e kuptojnë atë se çfarë deshi të thoshte Madueke.
“Më shisni mua” (Sell me), ishte fjala e thënë nga lojtari anglez.
Noni Madueke: “Sell me? 😅”pic.twitter.com/mXicHCqVGF
— Stop That CFC (@StopThatCFC) August 22, 2024
Disa raportime të fundit thonin se Chelsea mund ta shes lojtarin në fjalë dhe pikërisht kjo e ka irrituar futbollistin, i cili shpreson që të qëndroj në ekipin londinez.
Për Noni Madueken foli edhe trajneri Enzo Maresca pas ndeshjes, duke thënë se dëshiron ta mbajë në skuadër vetëm se duhet të bëjë më të mirën edhe në stërvitje.
“Noni Madueke, problemi i vetëm me të është që ai duhet të bëjë më të mirën në stërvitje.
“Unë dua që ta mbajë atë. Por, realiteti është që deri në fund të merkatos gjithçka mund të ndodhë”, u shpreh trajneri Marseca.
22-vjeçari te Chelsea ishte transferuar nga skuadra e PSV-së në vitin 2023 për 15 milionë euro. Kurse vlera e tanishme e tij është 25 milionë euro./Indeksonline/
🚨🔵 Maresca: “I like Noni Madueke… the only problem with him is he has to be consistent in every training session”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 22, 2024
“I want to keep him at the club, for sure”.
“The reality is, until the window is closed, anything can happen”. pic.twitter.com/DjzKa9xiTK