18:50 / E Diele, 26 Maj 2024 / G T

Më shumë kishte tifozë në finalen e play-offit sesa në FA Cup

Skuadra e Southamptonit është rikthyer në Premier League për sezonin 2024/25.

Southampton fitoi ndeshjen finale të playoffit ndaj Leeds United me rezultatin minimal 1:0, shkruan Indeksonline

Në stadiumin “Wembley” për ta shikuar këtë ndeshje pati shumë tifozë të pranishëm dhe numri i saktë ishte 85 mijë e 862 mbështetës.

Duke bërë krahasimin me ndeshjen e djeshme, në finalen e FA Cup mes Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit pati pothuajse një mijë tifozë më pak (84 mijë e 814).

Kujtojmë që Southampton me fitore rikthehet në Premier League kurse në xhep fut rreth 180 milionë euro fitime nga rikthimi në elitën e futbollit anglez përmes finales së playoffit./Indeksonline/