07:54 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Më shumë se 8 orë pritje për të dal nga Merdara

Mërgimtarët të cilët po kthehen në shtëpitë e tyre pasi që ishin në Kosovë për festat e fund vitit mëngjesin e së dielës po presin më shumë se 8 orë për të dal jashtë kufirit në Merdare.

Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Ndërsa për të hyrë 5 deri në 10 minuta.

Sipas të dhënave në pikat tjera kufitare trafiku është më i lirë ku brenda një ore mërgimtarët mund të dalin nga Kosova.