16:37 / E Shtunë, 08 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Më shumë se gjysma e kryetarëve të komunave bojkotuan ftesën për takim nga kryeministri Kurti

Ditën e djeshme, Kryeministri i Kosovës, ftoj në takim Kryetarët e Komunave të Kosovës.

Nga 38 kryetarë të komunave që ka Kosova të pranishëm në takimin e ftuar nga Kurti ishin vetëm 11 prej tyre.

Shumica e kryetarëve zgjodhën që të mos marrin pjesë.

Të pranishëm në takim ishin këta kryetar të këtyre komunave: Gjilani, Peja, Podujeva, Kamenica, Dragashi, Juniku, Vushtrria, Drenasi, Kaçaniku dhe Hani i Elezit.

‘’Shumica e kryetarëve s’kanë qenë prezentë. 3 të vetëvendosjes, Dragashi, Juniku, Peja, Vushtrria, Drenasi, Kaçaniku dhe Hani i Elezit’’, tha një burim i IndeksOnline.

Gjithsej 27 komuna nuk morën pjesë në këtë takim të thirrur nga Kryeministri, ku u diskutua në lidhje me pakon emergjente 75 milionëshe nga Bashkimi Evropian për përballje me krizën energjetike. /IndeksOnline/