12:28 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Me të mbërritur nga Haga, Veseli ndalon dhe e puth flamurin kuq e zi

Shumë qytetarë, veteranë e bashkëpartiakë, dolën sot në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, për ta pritur kryetarin e PDK-së dhe ish- drejtuesin e UÇK-së, Kadri Veseli, që u kthye sot nga Haga.

Me të mbërritur, Veseli bëri një gjest mjaft domethënës, ai para se ta përshëndeste turmën që dolën për të, ndaloi te flamuri kombëtar, të cilën e mbante një ish-ushtar i UÇK-së. Ai e shikoi atë dhe më pas e puthi, përcjell Indeksonline.

“Sa më shumë paqe, qetësi për popullin tonë. Zoti e mbrojtë Kosovën. Lavdi e përjetshme për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Gjithmonë krenar për jetë. Faliminderit të gjithëve”, ishin fjalët e para të Veselit, pas intervistimit të djeshëm nga Dhomat e Specializuara, në Hagë./Indeksonline/