10:04 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Më thuaj cilën pjesë të trupit lan fillimisht, të të them personalitetin që ke

Kulturat e lashta i kanë dhënë shumë rëndësi kuptimit të trupit dhe atë çfarë përfaqëson secila zonë e tij.

Disa madje, besonin se ne jemi të tërhequr drejt zonave të caktuara të trupit në një mënyrë më të madhe, si përfaqësim të asaj që ne e kemi më të dashur dhe të shenjtë.

Besimet e vjetra rreth pjesëve të trupit që përfaqësojnë më mirë personalitetin demostrohen gjatë kryerjes së banjos.

Akti i larjes së trupit bën që ju, në mënyrë subkoshiente t’i jepni prioritet një zone të caktuar të tij. Mendohet, se kjo është pjesa e trupit që ju e keni më të shtrenjtë dhe sipas antikitetit, tregon shumë rreth karakterit tuaj.

1. KËMBËT

Burimet e energjisë janë tek këmbët. Ata janë të lidhur trupin fizik, janë si një spirancë drite shpirtërore dhe kontakti i parë me realitetin e menjëhershëm. Këmba ëshbtë simbol i tërësisë dhe përulësisë. Njerëzit që fillimisht lajnë këmbët janë tipa që shqetësohen për të drejtat e qenieve të gjalla dhe janë të lidhur me tokën dhe mirëqenien e saj. Gjithashtu janë tipa me ‘këmbë në tokë’ dhe shumë të sigurtë në trupin e tyre.

2. KYÇET

Nëse fillimisht lani krahët apo këmbët, personaliteti juaj është shtegtar. Ekstremitetet tona përfaqësojnë dëshirën për të lëvizur. Ju vlerësoni lirinë.

Një pjesë të mirë të kohës e shpenzoni për të qenë fizikisht aktivë, por mendja është edhe më e lirë se trupi juaj dhe kërkon vazhdimisht të ndjekë ëndrrat.

3. PJESËT INTIME

Presupozohet që, nëse lani fillimisht pjesët tuaja intime, duhet të jeni një qenie shumë e lidhur me seksin. Por, e vërteta është se jeni një tip i turpshëm, i rezervuar dhe me tendenca për të nënvlerësuar  veten në prani të të tjerëve.

Jeni po aq të ndjeshëm sa edhe të mënçur, por duhet kohë që njerëzit të kuptojnë se çfarë fshihet pas sipërfaqes suaj.

4. KRAHARORI

Ju e gjeni veten shumë lehtë në anën e duhur të jetës, sepse ndiheni rehat me veten: keni vetbesim dhe jeni të pavarur.

Ju përshkruheni nga të tjerët si njeri me personalitet të fortë. Kraharori përmban shumë organe jetësore, përfshirë mushkëritë dhe zemrën. Ju e vlerësoni jetën dhe e mbroni atë me krenari.

5. KURRIZI

Shtylla kurrizore është baza për ndërgjegjen njerëzore dhe energjinë. Jeta nis këtu dhe vazhdon më tej përmes sistemit nervor, i cili mbështet lëvizjet dhe energjinë. Shtylla kurrizore është mbështetja për të gjithë trupin.

Të lash fillimisht kurrizin tregon se jeni tip i rezervuar dhe i kujdesshëm. Ju mendoni  thellë për gjërat dhe njerëzit nuk e kanë të lehtë të fitojnë besimin tuaj.

Vetmia nuk është problem për ju dhe shpesh e shijoni një gjë të tillë.

6. DUART

Duart tuaja janë një simbol i  forcës fizike dhe mendore. Ju vlerësoni solidaritetin dhe bashkimin. Motoja juaj ‘një për të gjithë’ ju bën mik ose armik me shumë vetë. Frika nuk ekziston fare në fjalorin tuaj.

Nuk pyesni për pasojat dhe nuk hezitoni të ngriheni në këmbë për atë që mendoni se është e drejtë.

7. SQETULLAT

Jeni tipa të palëkundur dhe të ndershëm nëse fillimisht lani sqetullat.

Ju qëndroni pranë miqve tuaj në të mirë e në të keq, edhe nëse bie ndesh me interesat tuaja.

Por, natyra juaj e sjellshme ka një limit gjithsesi. Nëse dikush ju tradhëton, ‘i lani duart me ta’ një herë e përgjithmonë.

8. FYTYRA

Fytyra është e vetmja zonë e aftë për të përdorur të gjitha shqisat në të njëjtën kohë: nuhatjen, shikimin, prekjen, shijimin dhe të dëgjuarit.

Të lash fillimisht fytyrën do të thotë se ju interesoheni shumë për atë që ndjeni dhe si perceptoheni nga të tjerët.

Me fjalë të tjera, gjithnjë shqetësoheni se ç’mendojnë të tjerët për ju. Ju mund të turpëroheni dhe stresoheni lehtë.

Urreni t’ju kritikojnë.

9. KOKA

Nëse fillimisht lani kokën apo flokët, atëherë i kushtoni shumë vëmendje rregullit. Ju doni që gjithçka të jetë në vendin e vet, por gjithashtu jeni tejet realistë dhe i arsyeshëm.

Menaxhimi i kohës është një ndër cilësitë më të mira që keni. Jeni shumë korrekt dhe pëlqeni të ndiqni rutinën.

10. QAFA DHE SHPATULLAT

Simbolikisht ju pëlqen të mbani ‘pesha të rënda’ apo të konkuroni m ashpërsi. Nëse të tjerët synojnë të ‘arrijnë yjet, ju tentoni të arrini yjet dhe hënën’.

Refuzoni të pranoni çdo gjë që është më pak se ‘po’, ‘mundem’, ‘do ta bëj’ dhe ‘e bëra’. ‘Punë dhe vetëm punë’ është motoja juaj në jetë.