08:29 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Me vlera integruese, Kosova bën hapa në procesin global”

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar sot Alex Rionishvili Grigorev, profesor dhe ekspert i qeverisjes dhe konflikteve ndërkombëtare nga Universiteti Arcadia.

Në takim, Hoxha theksoi se Kosova ka kaluar në për një konflikt të tmerrshëm, por, sot është shumë e përkushtuar për procesin integrues, bashkëpunimin rajonal dhe paqen globale.

“Angazhimi ynë është po aq i rëndësishëm edhe në sferën e sigurisë, duke i kontribuar me integrimet euro-atlantike, paqe e mirëkuptim”, theksoi ajo, duke potencuar se rruga e vetme e Kosovës është procesi integrues euro-atlantik.

Grigorev, foli për angazhimin për një shoqëri globale dhe me ndryshime të shpejta.

Përmes partneriteteve strategjike institucionale dhe programeve inovative akademike, përvoja të shprehura në kontekste dhe sfidat globale.

Ai theksoi se duke promovuar vlerat integruese, Kosova bën hapa të rëndësishëm në procesin global duke ofruar dhe ofroi përkrahje në këtë drejtim.