13:29 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Me vlerë të ekipit, Kosova i lë “fjetë” kundërshtarët e saj në Nations League

Fatkeqësisht, Kosova është e detyruar që t’i luajë dy ndeshjet më të rëndësishme jashtë shtëpisë së vet.

Edhe gjysmëfinalja ndaj Maqedonisë së Veriut edhe finalja në arrin të kualifikohet do të luajë si mysafir.

Fakti që mund të qetësojë “Dardanët” është që Kosova ka vlerë më të madhe se të tria ekipet që janë në Playoff të grupit D në Ligë të Kombeve, shkruan Indeksonline.

Kosova ka vlerë 74.025.000 euro, ndërsa kundërshari në gjysmëfinale, Maqedonia e Veriut ka vlerë prej 56.700.000.

Dy ekipet që luajnë në gjysmëfinalen tjetër janë më të dobëta se të parat sa i përket vlerës në treg. Gjeorgjia ka vlerë të klubit prej 26.850.000 eurosh ndërsa Bjellorusia 17.550.000.

Pra, kualiteti pa dyshim që është në anën tonë, dhe djelmoshat duhet thjeshtë të zhvillojnë ndeshjet siç kanë bërë deri më tani.

Lajm tjetër i mirë është që në ato ndeshje do të jenë të gatshëm edhe Arbër Zeneli e Hekuran Kryeziu./Indeksonline/