Medaljet e arta olimpike gati për t’u graduar në Ministrinë e Mbrojtjes në Shqipëri

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi sot po priten me nderime të larta shtetërore në Shqipëri.
Nga Ministria e Mbrojtjes Shqiptare, ato do të dekorohen si Kolonele të Ushtrisë Shqiptare.
Trajneri i tyre Driton Kuka ka ndarë fotografi me vajzat e arta të Kosovës, pak para nisjes së ceremonisë.
Në fotografi, të trija vërehen me kostume zyrtare të Koloneleve, teksa në krah kanë stemën e flamurit kuq e zi.
Kuka ka shkruar se është krenar për këtë moment.
Me Kolonelet e Ushtrisë Shqiptare
Ceremonia e gradimit në Ministrinë e mbrojtjes Shqiptare!
Krenar …
