14:43 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mediat britanike të sigurta: Kështu do të rreshtohet Anglia ndaj Kosovës

Kosova do ta ketë përballjen më të vështirë deri më tani në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

“Dardanët” do të jenë mysafirë të kombëtares angleze me fillim në ora 20:45, në stadiumin Southamptonit, i cili ka kapacitet prej 32505 ulësesh.

“The Independent”, “Express”, “Daily Mail” dhe disa media tjera britanike, të gjitha kanë publikuar formacionin e njejtë me të cilin mendojnë që Anglia do të rreshtohet ndaj Kosovës.

Sipas tyre, Gareth Southgate pritet të bëjë tri ndryshime në formacion kundër Kosovës këtë mbrëmje. Bëhet fjalë për Trent Alexander-Arnold, Ben Chilwell dhe Jadon Sancho të cilët pritet të luajnë nga minuta e parë, shkruan IndeksOnline.

Ndërkohë trajneri i Kosovës, pritet të bëjë poashtu dy ndryshime në këtë ndeshje.

Në vend të Edon Zhegrovës, pritet të startojë talenti i Hannoverit, Florent Muslija, i cili debutoi në fitoren kundër Republikës Çeke me rezultat 2-1.

Gjithashtu edhe Valon Berisha pritet të jetë në formacionin startues para Elbasan Rashanit, i cili asistoi te goli i barazimit që e realizoi Vedat Muriqi.

Ky pritet të jetë me shumë gjasë formacioni i Kosovës për ndeshjen e sontme: