17:53 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Mediat e Putinit në Kosovë janë duke u shuar

Sipas të dhënave që i jep një burim ndërkombëtar brenda OSBE në Prishtinë, mediat serbe në Kosovë janë në gjendje të mirë dhe kanë shënuar progres të dukshëm në raport me profesionalizmin.

“Krizë të madhe profesionalizmi kanë vetëm disa prej tyre, të cilat përveç që nuk po financohen më nga burime të dyshimta, vazhdimisht kanë bërë thirrje për bojkotimin e institucioneve të Kosovës nga serbët kosovarë”, ka thënë ky burim.

Megjithatë, sipas hulumtimeve del se bëhet fjalë për medie që janë financuar herë pas here nga Rusia ose organizata ku kanë pasur ndikim rusët. Njëra nga to është portali serb i Mitrovicës së Veriut kmnovine, i cili ditë më parë kërconoi për tradhti ndaj serbëve Aleksandar Vuçiqin.

Sipas të dhënave, influenca mediale ruse në Kosovë ka kapur vetëm spektrin e disa mediave serbe. Mirëpo, që prej sforcimit të Sputnikut moskovit, përkrahja ruse për mediat serbe në Kosovë ka rënë dukshëm.

Sipas zyrtarit ndërkombëtar që vepron brenda OSBE në Prishtinë, gjendja e mediave serbe që tregojnë simpati për Putinin nuk ka të ardhme.