14:13 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Putin në ‘pushtet edhe pas vitit 2024’, thotë se nuk e ka ndërmend të largohet!

Presidenti rus, Vladimir Putin ka hedhur në pah mundësinë që të qëndrojë në pushtet edhe pas përfundimit të mandatit të tij në 2024.

Presidenti rus madje tha se nuk ka planifikuar ta bëjë një gjë të tillë, pra që të largohet nga pushteti.

“Çfarë po nxitoni? Unë nuk kam planifikuar të shkoj ndokund”, ka thënë Putin, transmeton Indeksonline.

Putin, i cili ka dominuar politikën ruse për 18 vjet, fitoi një mandat të katërt në detyrë me rreth 77% të votave në mars.

66 vjeçari shërbeu dy mandate presidenciale në periudhën 2000-2008, pastaj u zhvendos në selinë e kryeministrit./Indeksonline/