15:59 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Mediat franceze: Fekir i Liverpoolit, do jetë blerja e shekullit

Shumë media franceze raportojnë se është arritur marrëveshja mes Liverpoolit e Lionit për blerjen e Nabil Fekir. Mesfushori i avansuar ka aftësi të luaj të gjitha pozicionet në mesfushë dhe sulm duke u llogaritur si një nga lojtarët më perspektiv në Evropë.

Fekir ka shënuar këtë edicion plot 22 gola dhe 8 asiste në të gjitha garat me Lionin. Canal + shkruan se Fekir do të jetë blerja e shekullit pasi që ka kapacitet të bëhet ndoshta futbollisti më i mirë në botë.

24 vjeçari posedon teknikë të jashtëzakonshme, shpejtësi, goditje të fuqishme dhe pasqyrë të bukur të lojës.

Fekir emërua edhe kapiteni i ri i Lyon pas largimit të Maxime Gonalons te Roma. 70 milionë euro raportohet se është shuma që Liverpoolit do të paguaj për të./Indeksonline/