16:23 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Mediat gjermane e quajnë “diktator”, Ozil dhe Gundogan takohen me Erdoganin (Video)

Tri super futbollistët turk që luajnë në Premierligë, janë takuar me presidentin e Turqisë, Recep Taip Erdogan.

Mesut Ozil (Arsenal), Ilkay Gundogan (Manchester City) dhe Cenk Tosun (Everton), janë takuar me presidentin e Turqisë i cili është në vizitë në Londër, shkruan IndeksOnline.

Ozil dhe Gundogan dy futbollistë turk që e përfaqësojnë shtetin e Gjermanisë, mund të përballen me ndonjë “qortim” nga kjo e fundit, pasi gjithmonë Erdogan kritikohet dhe quhet “diktator” nga mediat në Gjermani.

Futbollistët patën një pritje të ngrohtë, kurse presidenti ia nënshkroi fanellat e klubeve ku luajnë; Arsenal, Manchester City dhe Everton./IndeksOnline/