08:11 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mediat në Itali: Conte e dëshiron Xhakan në ekip

Mesfushori shqiptar i Arsenal, Granit Xhaka kohëve të fundit ka qenë temë diskutimi.

E ardhmja e tij në Londër është vënë në pikëpyetje, transmeton Indeksonline.

Sipas raportimeve të mediumit italian ‘Calciomercato’, klubi i Interit është duke menduar ta transferoj Xhakan.

Arsenali e vlerëson 40 milionë euro mesfushorin. Trajneri i ri i Inter, Antonio Conte e dëshiron Xhakan në ekip./Indeksonline/