10:54 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe: 45 automjete të KFOR-it hynë sot në veri

Më shumë se 45 automjete të KFOR-it kanë hyrë sot në veri të Mitrovicës, vetëm pak para orës 10:00.

Sipas Tanjug, automjetet e KFOR-it janë duke shkuar në drejtim të Leposaviqit, transmeton Indeksonline.

Përveç automjeteve luftarake, thuhet se ato me vete janë duke mbajtur edhe pajisje për bllokimin dhe vendosjen e pengesave, ekskavatorë, litarë dhe tela./Indeksonline/

Temat: