22:05 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe korrigjojnë raportimet: Vuçiq s’ka marrë plan nga Perëndimi për Kosovën, vetëm disa parime

Disa mediume në Beograd sot gabimisht i kanë transmetuar deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Sofje, duke thënë se shefi i shtetit serb ka deklaruar se i është dorëzuar plani për Kosovën.

B92 është mediumi që, sipas të gjitha gjasave, ka raportuar gabimisht duke e korigjuar më vonë informacionin.

Ky medium thekson se Vuçiq ka deklaruar se i janë dorëzuar vetëm disa parime, sinjale ose principe bazike.