16:31 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe: Ky shtet e tërhoqi sot njohjen ndaj Kosovës

Një shtet tjetër afrikan ka tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës. Kështu të paktën po raportojnë mediat beogradase.

Bëhet fjalë për Lesoton, i cili, sipas “Kurir”-it, edhe zyrtarisht ka tërhequr njohjen.

“Një tjetër fitore diplomatike e Serbisë. Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç konfirmon se Lesoto tërhoqi njohjen e Kosovës si shtet i pavarur”, shkruan ky medium, transmeton Indeksonline