21:19 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe “reklamojnë” futbollin kosovar, shkruajnë për ndeshjen Drenica – Gjilani (Video/Foto)

Rrahja brutale e tifozëve të Gjilanit me ata të Drenicës është bërë lajm edhe në mediat e Serbisë.

Ishte minuta e fundit e ndeshjes, ku disa tifozë goditën lojtarin e Drenicës dhe aty filloi përleshja me spektatorët vendas, shkruan IndeksOnline.

Kjo situatë e krijuar u bë lajm edhe në mediat serbe, në veçanti te “kurir.rs”.

“Përplasje e ashpër midis tifozëve gjatë lojës! Tifozët kërcejnë gardhin për të shpëtuar kokën”, shkruhet në titullin e gazetës serbe.

Ashtu siç u raportua, gjatë këtij incidenti u lënduan afër 10 tifozë të Drenicës dhe Gjilanit, përfshi edhe Policë të Kosovës. Ndërsa, ndeshja u mbyll me rezultat minimal 1 me 0 në të mirë të vendasve.

Pas incidentit të dhunshëm në Skenderaj, në takimin e Vala Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit, Policia e Kosovës ka dhënë detajet e saja për këtë incident.

Në raportin e rregullt policor thuhet:

“Skenderaj 04.03.2018-14:55. Raportohet se pas përfundimit të ndeshjes mes dy ekipeve të futbollit, disa shikues janë përleshur mes veti. Si pasojë lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre zyrtarë policorë dhe katër shikues. Nuk raportohet për të arrestuar, kurse rasti është duke u hetuar”./IndeksOnline/