15:20 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe: Sheshel s’ka pse të rri në burg, ai ka përfunduar dënimin

Dhoma e Apelit e Mekanizmit të Tribunalit të Hagës ka dënuar Vojislav Sheshelin me 10 vjet burgim.

Sheshel akuzohet se ka kryer krime kundër joserbëve në Kroaci, në rajonin serb të Vojvodinës dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, gjatë luftërave në Ballkan, që çuan në shpërbërjen e Yugosllavisë në vitet e 90-a. Në këto luftëra u vranë afro 130 mijë njerëz, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, sipas medieve serbe, Sheshel nuk do të duhet të qëndroj akoma në burg pasi nga 2003 ishte i mbyllur.

Sipas tyre, tanimë Sheshel ka qëndruar i mbyllur për kaq vite, derisa ishte në paraburgim, e që mund të numërohet si vuajtje e dënimit.

B92 shkruan se Sheshel ka qëndruar në burg për 11 vite  e 5 muaj, e që e tejkalon 10 vitëshin sa është dënuar ai sot.

Derisa, Tanjug shkruan se Haga dënoi Sheshelin për persekutimin e kroatëve, por se ndëshkimi tanimë është kryer. /Indeksonline/