10:19 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe: Vuçiq futet në Banjë

Pavarësisht vendimit të Kryeministri të Kosovës, Ramush Haradinaj për t’ia ndaluar hyrjen në fshatin Banjë Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, mediat serbe kanë raportuar se Vuçiq ka zgjedhur rrugët dytësore dhe ai tashmë gjendet në fshatin Banjë.

Sipas B92 serb, Vuçiq ka realizuar vizitën e vështirësuar  në fshatin Banjë, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, mediat serbe po e fajësojnë Kryeparlamentarin, Kadri Veselin për protestat në Drenicë kundër vizitës së Vuçiqit.

Po ashtu, ata kanë thënë se nga Policia dhe KFOR-i nuk është ofruar siguri për situatën që është krijuar në rajonin e Drenicës.