14:56 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe: Xhudistët e Kosovës dhe Serbisë në një podium, ky është realiteti

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ishte në një podium me xhudisten serbe, Milica Nikolic në Grand Prix. Xhudistja kosovare fitoi medaljen e artë kurse ajo serbe të bronztën.

Mediat serbe e kanë komentuar këtë si një realitet që duhet pranuar, transmeton Indeksonline.

“Flamujt në direk, njëri pas tjetrit, Kosova dhe Serbia. Ky është realiteti i sporti tonë” kishte shkruar njëra nga mediat serbe.

Kurse vendimin për mos-tërheqje nga gara të xhudistëve serbe e kanë quajtur të mençur pasi që rrezikonin të mos paraqiteshin në Olimpiadën 2020.

Të kujtojmë që në fillim të këtij viti, kur shorti i vuri përball xhudisten kosovare Laura Fazliu me një xhudiste serbe, ajo u tërhoq. Këtë vendim e kishte përkrahu presidenti serb Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Pas kësaj Federata serbe e Xhudos kishte pësuar dënime dhe ishte në rrezik për mospjesëmarrje në Olimpiadën e vitit 2020.

Mediat serbe kanë kërkuar që sporti e politika të mos përzihen.

Kjo është hera e parë që në një podium fitues kanë qenë garues nga Kosova dhe Serbia./Indeksonline/

Temat: