14:03 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mediumi uellsian cilëson Celinën si njërin prej përforcimeve më të mira të verës

Swansea City është në pushim tani për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, por renditet mirë në tabelën e Championship, pavarsisht humbjes nga Ipswichi të shtunën.

Ka pasur shenja pozitive rreth përmirësimit të skuadrës si dhe filozofisë së lojës dhe shumë nga lojtarët e rinjë shkëlqyen kur u dha mundësia nga trajneri, Graham Potter.

Por, si janë paraqitur futbollistët që arritën në SA1 gjatë verës në fanellat e Swansea Cityt?

Derisa shumë lojtarë të skuadrës së parë u larguan nga ”Liberty Stadium” gjatë verës, vetëm gjashtë futbollistë arritën në vend të tyre, transmeton IndeksOnline.

Të gjithë patën momente të mira dhe të këqija, por çfarë impresionimi bënë ata në përgjithësi?

Ende është herët, por natyrisht, mund të bëhet një gjykim i futbollistëve të ardhur këtë verë te klubi uellsian.

E përditshmja uellsiane, WalesOnlien tani ka përgatitur listën e futbollistëve të Swanseat që shkëlqyen këtë fillim sezoni pas ardhjes së tyre këtë verë

E normalisht, WalesOnline e përmend të parin Bersant Celinën. Reprezentuesi kosovar ka qenë njëra prej ardhjeve të reja të Swanseat, dhe ai ka shfaqur vetëm pak prej potencialit që ai posedon.

Jo befasisht për një lojtar të ri si ai që ka kaluar disa vite në Man City, ai është padyshim komfort në posedim të topit – si dhe shquhet për lojën në ajër si dhe për vetëbesimin./IndeksOnline/