08:06 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Meghan dhe Princ Harry fotografohen pak orë para ceremonisë së dasmës (Foto)

Pas deklaratës që Meghan dha pak orë më parë rreth babait të saj, princesha e ardhshme është fotografuar brenda makinës teksa shkonte drejt kështjellës Windsor bashkë me princ Harry-in. Me shumë gjasa, çifti po bën kontrollet e fundit të përgatitjeve.

Siç mund ta shihni dhe nga fotot , aktorja duket se ka hyrë në gjendjen e nuses si nga ana emocionale ashtu dhe nga ajo fizike.

E veshur me të bardha dhe me grim më të rënduar se zakonisht, Meghan dukej buzagaz teksa bisedonte me princin e saj.

Ende nuk dihet nëse do të ketë edhe foto të tjera të çiftit teksa përgatiten për eventin e vitit, por paparacët dhe e gjithë bota i kanë sytë mbi ta.

Orë më parë, mbërriti në Angli edhe e ëma e nuses, e cila do të jetë pranë saj gjatë kurorëzimit të martesës më 19 maj.