75 Mall Live Search
09:22 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Megjithatë, Barcelona nuk përfitoi 222 milionë euro nga largimi i Neymar

Barcelona shiti Neymarin për një shumë rekorde të botës prej 222 milionë euro në drejtim të Paris Saint-Germain.

Megjithatë, klubi katalunas e kishte obligim që t’i paguante një bonus prej 3% të kësaj shume Andre Curyt.

Cury, i cili është ekspert i tregut brazilian, ka punuar për klubin e Barcelonës dhe është i afërt me babain e Neymar, Neymar Sr, transmeton IndeksOnline.

Image result for andre cury

Kur Neymar arriti te Barcelona në vitin 2013, palët janë marrë vesh që Cury do të fitonte 3% nga çdo transferim i mundshëm i brazilianit.

Megjithatë, Barcelona dëshironte t’i shmangej kësaj pagese me pretekstin se mënyra e largimit të Neymar i ka ndryshuar rrethanat.

Megjithatë, Cadena Ser shkruan se Barcelona ia ka paguar Curyt këtë përqindje në vlerë të 6.6 milionë euro./IndeksOnline/

Image result for neymar