09:27 / E Enjte, 21 Janar 2021 / OSH

Megjithatë, Trump ia la Bidenit një letër dashamirësie

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndjekur së paku një traditë presidenciale amerikane. Ai ia ka lënë një letër pasardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë në Zyrën Ovale.

Sidoqoftë, Bideni nuk ka komentuar më shumë nga letra e lënë nga Trumpi duke mos zbuluar përmbajtjen e saj.

“Ishte një “letër shumë dashamirëse”, ka thënë shkurt Biden.

Që nga viti 1989 është bërë e zakonshme që presidenti në largim ta lërë një letër të shkurtër personale pasardhësit të tij.

Letra nga George HW Bushi, i cili duhej të linte Shtëpinë e Bardhë si një humbës i zgjedhjeve në 1993, është veçanërisht e njohur.

Bushi i shkroi pasardhësit të tij, Bill Clinton, se ai nuk duhet t’i linte kritikët ta çmendnin./Indeksonline/