14:33 / E Diele, 02 Prill 2023 / S Z

Mehaj: FSK certifikon pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës ka certifikuar pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se FSK-ja çdo ditë po ngritë kapacitetet e saj mbrojtëse, përcjell Klankosova.tv.

“FSK certifikon pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt. Me qëllim të përgatitjes profesionale të personelit të Këmbësorisë për operim dhe  mbështetje me zjarr indirekt, është realizuar trajnimi për Mortaja 81mm, nga ekipet e ushtrisë Turke”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës për çdo ditë po ngritë kapacitetet e saj mbrojtëse, duke realizuar kështu trajnime dhe specializime me partnerët, në fusha të ndryshme të përgatitjes profesionale”, ka shkruar tutje Mehaj.