15:13 / E Enjte, 13 Janar 2022 / AR

Mehaj: Halil Kastrati do ta ketë mbështetjen time të pa kursyer

Humanisti Halil Kastrati sot i ka shkuar në vizitë ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj për këtë takim njoftoi në profilin e tij në Facebook, teksa tha se do ta mbështesë gjithmonë, raporton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Përkushtimi për t’i shërbyer vendit dhe popullit.

Humanisit i madh Halil Kastrati më nderoi sot me vizitën e tij në Ministrinë e Mbrojtjes. E përgëzova për punën e pa lodhshme që po bënë duke ndihmuar familjet në nevojë, veçmas invalidët, veteranët dhe ish ushtarët e UÇK-së.

E sigurova se do ta ketë mbështetjen time të pa kursyer në këtë rrugëtim fisnik e të pastër, dhe do të jemi gjithnjë bashkë në synime të përbashkëta, kur është në pyetje shërbimi me nder e përgjegjësi për vendin e popullin tonë.