13:44 / E Premte, 08 Tetor 2021 / OSH

Mehaj: Ushtarët e FSK-së tanimë mund të shkollohet edhe në Akademinë Detare të SHBA-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se miqtë amerikan u kanë ofruar një ofertë për shkollim në Akademinë Detare të SHBA-së, shkruan IndeksOnline.

Ndonëse Kosova nuk ka forca detare, Mehaj tha se kjo është një mundësi e shkëlqyer për shkollim në programin akademik të Marinsave të SHBA-së dhe në programin e Sigurisë Kibernetike.

Ai tha se për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes për shkollim në këto akademi, procedurat e testimit dhe kriteret,  si  dhe  dokumentet e kërkuara për aplikim, do të njoftoheni së shpejti.

Postimi;

Edhe një lajm i mrekullueshëm!

Të nderuar të rinj e të reja,

Ju njoftojmë se, nga miqtë tanë amerikan, pas ofertave të mëhershme për shkollim në Akademitë Ushtarake Ëest Point dhe Akademinë e Forcave Ajrore, sot kemi pranuar edhe ofertën për shkollim në Akademinë Detare të SHBA-së.

Ne nuk kemi forca detare, por kjo është një mundësi e shkëlqyer për shkollim në programin akademik të Marinsave të SHBA-së dhe në programin e Sigurisë Kibernetike.

Siç ju kemi njoftuar edhe më herët, Ministria e Mbrojtjes, bazuar në ofertën e mëhershme dhe të tashmen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej 11.10.2021 deri më 25.10.2021, do të shpall konkurs për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në këto tri akademi tejet prestigjioze.

Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes për shkollim në këto akademi, procedurat e testimit dhe kriteret,  si  dhe  dokumentet e kërkuara për aplikim, do të ju njoftojmë në shpallje të konkursit.

Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me partnerët amerikan, të gjithë të interesuarve, ju garanton proces fer dhe transparent, në zbatueshmëri të plotë të procedurave dhe kritereve  ku do të zgjidhen Më të mirët prej më të mirëve.

Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për SHBA-në për mbështetjen e parezervë dhe të pazëvendësueshme për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë.