13:34 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mel B me një tatuazh të ri

Ish anëtarja e grupit të famshëm të vajzave “Spice Girls, Mel B e ka bërë një tatuazh të ri, transmeton Indeksonline.

“Love me or leave me alone” shkruhej në tatuazhin e Mel B, e cila nuk po kalon në një kohë aspak të mirë.  Të njëjtin tatuazh e ka bërë edhe shoku i saj, Gary Madatyan.

Mel B po kalon në një krizë jetësore pasi që po ka probleme të mëdha me shëndetin mendor. Ajo është duke shkuar në klinikë rehabilituese pasi që ishte diagnostifikuar me stres post-traumatik .

Përveç problemeve me stres, ajo kishte problem me ish burrin e saj, pasi që u dash të i paguaj 350000 dollarë për mbështetjen e vajzës së saj, Madison . /Indeksonline/