13:46 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Melissa zbulon se si bëri ndryshim drastik të trupit të saj brenda 9 muajve

Në prill të vitit 2017, Sara Melissa Jones filmoi veten duke qarë para një aparati ndërsa diskutoi se sa parehatshëm ndihej në trupin e saj.

Pas xhirimit të videos, ajo vendosi të ndalonte me justifikimet dhe të bashkoje me një palestër.

Ajo pastaj kaloi në një udhëzues të veçantë stërvitjeje të quajtur Fitnessi për Femra për të zvogëluar celulitin e saj, duke pretenduar se ka reduktuar në mënyrë dramatike lëkurën e rrudhur.

Pavarësisht dietave që mbante ajo vetëm ndihej e uritur dhe nuk kishte efekte në dobësim pasi ato ishin jo të duhura.

“Nuk doja të ndihesha e vjetër dhe gjykohesha se isha përtace. Kjo ishte për shkak se nuk dija se çfarë ushtrime të bëja dhe cilat ishin ushqimet e duhura për të më ndihmuar në problemin që kisha”, tha ajo. 

Pasi kishte kërkuar ndihmë dhe kishte filluar të bënte ushtrimet e duhura sipas rekomandimit të ekspertëve dhe të mbante dietën e duhur, ajo arriti të humb shumë kilogram gjatë nëntë muajve duke bërë një transformim të madh në trupin e saj./Indeksonline/

Temat: