12:09 / E Hënë, 19 Shtator 2022 / B O

Memli Krasniqi kërkesë Kurtit: Për hir të fëmijëve, gjej zgjidhje

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka kërkuar hapjen sa më parë të shkollave në vend. Për këtë situatë, Krasniqi ka fajësuar kryeministri Kurti nga i cili ka kërkuar të bëj zgjidhje për hir të fëmijëve.

“Mbi 300 mijë nxënës po vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi edhe sot, e do të duhej të ishin në shkollë qe gati tri javë. Refuzimi i Qeverisë për dialog po vazhdon t’i dëmtojë të gjithë, e më së shumti nxënësit.
Nga 1 shtatori, jeta e prindërve dhe mësimdhënësve është vështirësuar edhe më tej. Kjo bllokadë, që po ndodhë si pasojë e kokëfortësisë së Qeverisë, kërkon zgjidhje urgjente.
Mësimdhënësit nuk po kërkojnë pazare e as lëmoshë – por, vetëm dinjitet! Dinjiteti është boshti i veprimtarisë së tyre historike dhe qeveria nuk duhet t’ua mohojë këtë vlerë. Janë po këta njerëz që edhe në periudha më të vështira kanë ruajtur dinjitetin tonë njerëzor e kombëtar. Duhet t’i mirëkuptojmë, sepse janë prindërit tonë të dytë.
Kryeministër, për hir të fëmijëve, gjej zgjidhje” shkruan Krasniqi në reagim./Indeksonline/