75 Mall Live Search
14:17 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Memli Krasniqi: Nuk heqim dorë nga insistimi ynë për arritjen e konsensusit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se nuk do të heqin dorë nga insistimi i tyre si parti që të arrihet një konsensus lidhur me rezolutën për dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se do të mundohen të gjejnë forma për gjithëpërfshirje, por që nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre për harmonizim qëndrimesh.

“Përkundër faktit që si koalicion kemi ardh me besimin se opozita do të tregoj vullnet për të arritur një  harmonizim të qëndrimeve për të votuar një rezolutë të përbashkët, kjo nuk doli kështu e vërtetë. Pas atij debat, qëllimi i propozuesve të seancës së jashtëzakonshme nuk ishte të votohet çfarëdo rezolutë, por të vazhdohet me këtë bllokadë, por ne nuk do të heqim dorë nga insistimi ynë për të pasur një harmonizim. Nuk do të heqim dorë nga insistimi ynë, po do të kërkojmë konsensus. Do të mundohemi të gjejmë formë për gjithpërfshirje”, ka thënë ai./Indeksonline/