15:51 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Menaxheri i Bayern Munchen flet për të ardhmen e Lewandowskit

Menaxheri i ri i Bayern Munchen, Niko Kovaç ka deklaruar për SkySport se Robert Lewandowski do të qëndrojë në klub.

Sipas tij aktualisht nuk ka asgjë të re me Lewandowskin dhe se është e qartë se ai nuk do të largohet nga klubi sepse ai është një sulmues i rëndësishëm.

Manchester United javëve të fundit ka treguar interesimin e tyre për transferimin e sulmuesit polak megjithëse duket se një transferim i tillë nuk do të materializohet këtë verë. /IndeksOnline/