14:32 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / mp

Menaxhmenti i Telekomit, vazhdon të shpërblej kompani të huaja me tenderë me negocim

Telekomi i Kosovës vazhdon të shpërblej me tendrë kompanitë e huaja. Dukuriua e kontratave mes Telekomit dhe kompanive të huaja ndër  vite aplikohet.

Ani pse në të kaluarën ka dyshime  që në shumë raste  janë shpërblyer kompani të huaja me vlera qindra miliona euro për punë që asnjë herë nuk I kanë kryer, menaxhmenti i ri në krye me Burbuqe Hanën e vazhdon avazin e vjetër.

Së fundmi Telekomi e ka shpërblyer kompaninë amerikane “Integratouch LL.C” , me negocim pa tender publikë për të kryer punën nga distanca për projektin “Mirëmbajtja e Platformes se Billingut POSTPAID-SYMPHONY, në vlerë 100 mijë euro pa TVSH.

Po ashtu kompania në fjalë nuk ka të regjistruar  zyrë apo përfaqësi në Kosovë, e që sipas ligjit  ç’do kompani pa marrë parasysh kapitalit që ka duhet së pari të regjistrohet në Kosovë. Kjo duke u bazuar në ligjin për Shoqëri Tregtare.

Fadil Lepaja, zëdhënës i telekomit të Kosovës ka thënë se sipas njohurive të Telekomit , kompania në fjalë nuk ka seli në Kosovë. Po ashtu ai ka treguar edhe arsyen pse përket projekt kanë negociuar me kompaninë.

“Kompania e shpërblyer me kontrate nuk ka seli ne RKS sipas njohurive tona. Kontrata është e nënshkruar me çmimin pa TVSH. Shërbimet kryhen nga distanca/remotly (USA).


Për arsye objektive dhe të detyrueshme teknike dhe për arsye të mbrojtjes së të drejtave të pronës intelektuale që kompania ka mbi platformën tonë që e kemi në shfrytëzim.”, tha Lepaja.


Ndërsa sipas Lepajes, kjo kompani do të bëjë mirëmbajtjen e platformës ekzistuese. Dhe se sipas tij ka qenë e vetmja kjo kompani me të cilën përfaqësues nga Telekomi kanë negociuar për ti dhënë punë.

“Shërbimet që do të performohen me këtë kontrate, janë ato për mirëmbajtje të platformës ekzistuese. Vetëm kompania Integratouch LLC është ftuar për të dorëzuar propozim dhe negociuar, për arsyet e cekura në përgjigjen 2, më sipër”, tha Lepja. Gjatë udhëheqjes së krye shefes së Hana, kompania vazhdimisht ka shpërblyer kompani të huaja për shërbime të ndryshme. /IndeksOnline/