15:01 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Mendoi se ishin makarona, mamaja “vë duart në kokë” kur sheh se çfarë iu kishte dhënë vajzave

Një mama është bërë virale në internet pasi ka ushqyer fëmijët e saj me makarona në formë penisi, të cilat ajo mendonte se ishin thjesht fytyra të buzëqeshura. Rebecca Bret nga Dunstable nuk i vuri re simbolet e makaronave deri në momentin kur Ava 3-vjeçe dhe Maria po i thithnin dhe po luanin me to teksa i hanin. Rebecca ka postuar në Facebook një postim, i cili është shpërndarë më shumë se 200.000 herë.

Ajo shkruante:

Ok, çmimi i “mamasë së vitit” me siguri nuk shkon për mua sot. Sot shkova në market dhe Ava më lutej që t’i blija disa pasta më “fytyrë të buzëqeshur” që kishte parë në një raft. Kështu që i bleva dhe i gatova sot në drekë për vajzat. Mendova se dukeshin paska të çuditshme, lexova paketimin e tyre pasi pashë vajzat se si po i hanin dhe po, kisha gatuar “Penis Pasta”. Si nuk e kuptova gjatë gatimit të tyre?! Pra. vajzat e mia 3-vjeçe dhe 7 muajshe kanë ngrënë sot për drekë një tas me “penisë”.”