12:18 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mendoni dy herë para se të ngacmoni dikë në Instagram!

Ditën e Hënë Instagram prezantoi disa mjete të reja të cilat duhet të luftojnë ngacmimin në platformë. E para do të shfrytëzojë inteligjencën artificiale për të paralajmëruar përdoruesit nëse një koment që po bëjnë mund të konsiderohet fyes.

Në teori do tu japë shansin përdoruesve të rimendojnë komentet e tyre. Opsioni i dytë do të kufizojë ndjekësit problematikë. Komentet e ndjekësve të kufizuar nuk do të shfaqen publikisht vetëm nëse ju i aprovoni.

Gjithashtu persona në këtë listë nuk do të mund të shohin kur jeni aktiv ose kur lexoni mesazhet e tyre direkte. Mjetet janë pjesë e përpjekjeve të Instagram për të luftuar ngacmimin i cili mori shumë vëmendje që kur Adam Mosseri erdhi në krye të Instagram.

Në të kaluarën Instagram ka eksperimentuar edhe me filtrimin e komenteve negative dhe ka përdorur machine learning për të luftuar fotot ngacmuese.

Gjithashtu eksperimentoi me fshehjen e numrit të pëlqimeve nga njerëz që shikojnë postimet tuaja. Një qëndrimi i tillë agresiv ndaj ngacmimi është përpjekje fisnike por gjithashtu edhe e mirë për bizneset.

Ngacmimi mund të dëmtojnë reputacionin e shumë markave sidomos për ata njerëz të cilët marrin vendime bazuar në atë çfarë shohin në Instagram.