07:17 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mëngjesi nis me pesë orë pritje në Merdarë (Grafikë/Foto)

Numri i mërgimtarëve që ishin për të kaluar pushimet verore në Kosovë, si çdo herë, edhe kësaj radhe ishte i lartë.

Tani që muaji gusht pothuajse ka përfunduar, shumë mërgimtarë kanë nisur të kthehen në vendet e perëndimit ku jetojnë, përcjell Indeksonline.

Kjo gjë ka bërë që në Merdarë, para orës 07:00 të mëngjesit të krijohen kolona të gjata dhe pritje disa orëshe.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar fotografi nga kjo pjesë e Kosovës, ku shihen dhjetra vetura duke pritur në radhë me targa të huaja.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar të MPB-së, në këtë pikëkalim kufitar, në hyrje pritjet janë gjysmë orë, kurse në dalje deri në 300 minuta, apo pesë orë.

Këto pritje padyshim që kanë krijuar edhe kolona të gjata. Shembull derisa në hyrje kolonat janë 100-200 metra, në dalje gjendja është tjetër, pasi ato janë deri në 3500 metra, apo tri kilometra e gjysmë.

Pas Merdarës, pikë më e ngarkuar është Mutivoda me 90 minuta pritje në dalje si dhe Dheu i Bardhë.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka bërë thirrje vazhdimisht që të shfrytëzohen edhe pikëkalimet tjera kufitare me Serbinë, në mënyrë që të shmangen kolonat dhe pritjet e gjata. /Indeksonline/

Temat: