Mentor Zhdrella, “Sportisti i Vitit” (Foto)
Futbollisti i njohur kosovar, Mentor Zhdrella është shpallur “Sportisti i Vitit 2017”, në ceremoninë e organizuar nga Komuna e Podujevës.
Në manifestimin e organizuar nga Komuna e Podujevës me kryetarin Agim Veliu u bë përzgjedhja e më të mirëve të vitit 2017, përcjellë IndeksOnline.
Ndarja e çmimeve si vijon:
Çmimin kryesor “Sportisti i vitit 2017” e fitoj Mentor Zhdrella, futbollist i KF Llapit
Trajneri më i mirë për vitin 2017 u shpall Tahir Batatina, trajner i KF Llapi
Klubi më i suksesshëm për vitin 2017 u zgjodh KF Llapi si finalist i edicionit të kaluar i Kupës si dhe kampion vjeshtor i këtij edicioni.
Hamdi Namani, kapiteni i KF Llapi – vendi i katërt
Donatori i vitit 2017 u shpall “Dumnica Group”
Ndërsa mirënjohje u ndanë edhe për:
Florent Shala(Kadet, KF Llapi)
Granit Shabani(Pioner, KF Llapi)
Albion Miftari(Fatos, KF Llapi)
Fatbardha Kastrati(KFF Llapi)
Erona Bajrami(KFF Llapi).//IndeksOnline//