14:37 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mercedez Benz dhe Audi, dalin pamjet e “bishave” luksoze të sekuestruara nga OFL

Shumë personazhe të botës së krimit kanë marrë tashmë kërkesën 48-orëshe për justifikimin e pasurisë një sërë personazhesh të botës së krimit.

Për herë të parë sot zëdhënësja e OFL e zhvilloi konferencën në parking, ku ndodhen makinat e sekuestruara gjatë operacioneve të ndryshme në qytetet kryesore, si Durrës, Shkodër, Berat, Elbasan, Vlorë, etj.

Në videon e publikuar nga policia shihet se janë sekuestruar makina shumë të shtrenja dhe luksoze, Mercedes Benz, Audi, etj. disa prej tyre të blinduara shkruan albeu.com.

Siç është bërë e ditur tashmë, makina dhe të gjitha pronat janë nën sekuestro të përkohshme pasi urdhri i konfiskimit jepet vetëm nga Gjykata e Posaçme.