16:32 / E Shtunë, 15 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mërgimtarët presin deri në katër orë për të dal nga Kosova

Kthimi i qytetarëve të Kosovës në shtetet ku ata jetojnë, pas kalimit të pushimeve verore në Kosovë ka rikthyer kolonat dhe pritjet e gjata në pikë kalimin kufitar në Merdare.

Pritjet e gjata të mërgimtarëve nëpër pikë kalimet kufitare me Serbinë nuk kanë të ndalur, njofton Indeksonline.

Sipas qytetarëve të cilët kanë dërguar foto të kolonave të gjata, në kufi janë duke pritur deri në katër orë.

E kjo gjë nuk u bë e ditur nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitare. Asnj njoftim nuk është dhënë se sa orë presin qytetarë për të hyrë/dal nga Kosova./IndeksOnline/