16:37 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mërgimtarët presin deri në tetë orë për të hyrë në Kosovë

Fluksi i mërgimtarëve që vijnë për pushime në Kosovë, sot është rritur dukshëm.

Derisa ditëve të kaluara raportohej se pritjet janë të gjata deri në 2-3 orë, gjendje krejtësisht ndryshe paraqitet sot, shkruan Indeksonline.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar, në pikëkalimin kufitar në Mërdare, qytetarët presin deri në tetë orë për të hyr në Kosovë.

Derisa, për të dal nga Kosova  pritjet janë të gjata deri në pesë orë e gjysmë. Kolonat raportohet se janë të gjata në hyrje deri në 1000 metra, kurse në dalje 1400 metra.

Pritje deri në 1 orë e gjysmë ka në pikëkalimet kufitare Muçibabë, Dheu i Bardhë dhe Jarinje.

Kujtojmë se Qendra për menaxhimin e kufijve ka apeluar tek mërgimtarët që të shfrytëzojnë edhe pikëkalimet tjera kufitare për të ardh në vendlindje, në mënyrë që të shmangen pritjet dhe kolonat e gjata. /Indeksonline/

 

Temat: