12:28 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mërgimtarit nga Kosova i humbet kuleta me para e dokumente, personi që gjen ia kthen ato!

Të rralla janë rastet, kur gjërat e humbura i kthehen pas pronarit.

Së fundmi, një mërgimtari nga Kosova i kishte humbur kuleta së bashku me disa dokumente personale si dhe para.

Por, 18 vjeçari Leutrim Ejupi me banim në Gjermani duhet të ndihet me fat, pasi që ato i janë kthyer brenda pak orësh pasi që i kishin humbur, shkruan Indeksonline.

Personi që i ka gjetur ato ka kërkuar ndihmë për gjetjen e këtij personi përmes rrjeteve sociale.

Padyshim që një veprim i tillë është për tu duartrokitur!  /Indeksonline/