12:57 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Meritan Shabani shumë pranë Kombëtares shqiptare

Trajneri i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi, ka zbuluar se lojtari i Bayern Munichut, Meritan Shabani është pranë Kombëtares shqiptare.

Shabani që u grumbullua me ekipin e parë të Bayernit në ndeshjet miqësore, është duke u kërkuar nga Kosova, dhe tani duket se kemi sërish një luftë mes dy federatave tona.

“Edhe Meritan Shabani i Bajern Mynihut është shumë pranë Kombëtares”, ka thënë Bushi në konferencën e sotme me gazetarë, raporton “GazetaOlle.com”.

Bushi ka zbuluar listën për ndeshjet e shtatorit. Tek U-21 është rikthyer sërish Ylber Ramadani, që në ndeshjet e fundit ftohej nga Kombëtarja A.