09:59 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Merkato me “berqet” e Arbërisë, a do të jetë befasi në Superligë këtë sezon?

Klubi i Arbërisë për herë të parë në historinë e saj do të luaj në Superligën e Kosovës.

Por, në merkato, ekipi nga Lipjani ka dëshmuar se nuk do të jetë kafshatë e lehtë në Superligë, transmeton Indeksonline.

Fillimisht, emërimi i Arbnor Morinës në krye të skuadrës po cilësohet si një vendim mjaft i mençur nga kryesia e Arbërisë. Pastaj në transferime ishin tejet aktiv/

Ata kanë bërë hiq më pak se 10 transferime, duke sjellë lojtar vendor por edhe nga jashtë Kosovës.

Dy transferimet që bën bujë ishin ai i Labinot Ibrahimit “Mickit” dhe i Gëzim Rusit.

Rikthimi i “Mickit” tek klubi lipjanas ishte i papritur pasi ai ishte shumë afër transferimit tek Feronikeli.

Arbëria u përkujdes që në skuadrën e saj në sezonin e ri të ketë futbollist nga jashtë Kosovës.

Aladin Dakovac, Prince-Loic Mambouana, Bruno Arrabal dhe Ëilly Zamble do t’i mbrojnë ngjyrat e Arbërisë në sezonin e ri.

Përveç “Mickit” e Rusit, transferime vendore ishin edhe Arbër Pira, Agron Bruqi, Donat Kaçiu dhe Ergon Hyseni.

Klubi lipjanas po ashtu humbi edhe futbollist në këtë merkato. Humbja më e madhe pa dyshim ishte mesfushori Dior Zabërgja.

Organika e skuadrës u ruajt, duke u rinovuar kontratën futbollistëve kryesor të skuadrës./Indeksonline/