16:34 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Merkel bisedon me Trumpin për ndryshimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka konfirmuar sot se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump më të cilin ka biseduar për çështjen e zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Trump në këtë bisede me Merkel ka deklaruar se do të mbështesë të gjitha bisedimet që  çojnë në zgjidhje, shkruan ‘Novosti’, transmeton Indeksonline.

“Ne natyrisht përkrahim të gjitha bisedimet që çojnë në zgjidhje, por në të njëjtën kohë themi se integriteti territorial është një rehati e çmueshme që e kemi”, ka thënë Merkel.

Tutje, Merkel ka shtuar që bisedimet për shkëmbime territoriale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të mos merret si shembull edhe nga shtetet e tjera.

“Duhet të kemi kujdes që lëvizjet territoriale në një vend, të mos shoqërohen në lëvizje tjera territoriale” ka thënë kancelarja gjermane.

Merkel në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin kroat Andrej Plenkovic, tha se ajo mbështet të gjitha marrëveshjet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e cila do të çojë në një zgjidhje të problemit, por duhet të kihet parasysh se kjo nuk krijohen probleme të reja dhe se integriteti territorial duhet të respektohet./Indeksonline/