75 Mall Live Search
10:25 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Merkel: “Ditë e vështirë” në bisedimet për koalicionin gjerman

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se blloku i saj konservator dhe social-demorkatët vazhdojnë të kenë pengesa që duhet të qartësohen, përpara se të hyjnë në bisedime formale për koalicionin.

Duke folur në ditën e fundit të bisedimeve eksploruese, Merkel tha se do të jetë “një ditë e vështirë”, porse ajo “do të angazhohet me gjithë energjinë”.

Merkel tha se gjermanët presin rezultate.

Më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve federale, Gjermania nuk ka ende qeveri.

Merkel, e cila synon mandatin e katërt si kancelare, mbështet shpresat te bisedimet e suksesshme me social-demokratët, për formimin e “koalicionit të madh”.

Një koalicion i ngjashëm e ka udhëhequr Gjermaninë, ekonominë më të madhe në Evropë, nga viti 2013 deri më 2017.