20:31 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Merr flakë shtëpiza e festave në sheshin Skënderbej

Një nga shtëpizat e festave të vendosura në sheshin Skënderbej ka shpërthyer në flakë.

Mësohet se zjarri ka shkaktuar panik tek qytetaret të cilët kanë qenë të pranishëm, por është neutralizuar shpejt nga zjarrfikëset të cilat mbërritën në vendngjarje.

Nga flakët nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qene një shkëndijë elektrike.